Shqipëri-Holandë, shkëmbim përvoje dhe ekspertësh në fushën e kulturës

12 Tetor, 2021 - 7:03 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti priti sot në takim ambasadorin e Holandës në Tiranë, Reinout Vos.

Gjatë takimit, Margariti dhe ambasadori Vos ranë dakord që shkëmbimi i përvojave dhe ekspertëve do të ishte një hap i rëndësishëm bashkëpunimi.

“Ngritja e muzeut të filmit, duke përfituar nga eksperienca më e mirë në ”Eye Filmmuseum” në Amsterdam, bashkëpunimi në fushën e reformave institucionale dhe ngritjes së programeve edukuese për fëmijët ishin disa nga çështjet që diskutuam sot me ambasadorin holandez Reinout Vos”, tha Margariti.

Muzeu i filmit, i cili pritet të rrëfejë historinë e filmit shqiptar, pritet të ngrihet brenda Parkut të Artit në hapësirat e ish-Kinostudios./atsh/KultPlus.com 

Të ngjajshme