Shqipëri-Itali, aktivitete të përbashkëta kulturore dhe vijim i eksperiencave në arkeologji

28 Shtator, 2023 - 3:30 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është takuar me homologun italian Gennaro Sangiuliano, me të cilin ka diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e muzeologjisë si dhe vijimin e eksperiencave në arkeologji dhe në sektorë të tjerë të trashëgimisë kulturore.

Në kuadrin e takimeve qeveritare, një vend të rëndësishëm zuri edhe kultura, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kinematografisë dhe arteve pamore.

Ministri Sangiuliano pranoi ftesën e ministres Margariti për të vizituar Shqipërinë dhe shprehu gatishmërinë për të çuar përpara projekte të reja, nisur edhe nga prania gjithnjë e më e shumtë e italianëve që jo thjesht si turistë, por dhe rezidentë. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme