17 Shkurt, 2024 - 8:30 pm
Mundësi Islam Dudaev shpallet Kampion Europe.
Lajmi bëhet i ditur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
“Një ndeshje e shkëlqyer e mundësit të ekipit kombëtar”, thuhet në njoftimin në rrjetet sociale të KOKSH-it.
Islam Dudaev, i cili përfaqëson Shqipërinë në Europianin e Mundjes në Bukuresht, arriti të fitojë medaljen e artë për peshën deri në 65 kilogramë, duke mposhtur rusin Gadzhimurad Rashidov dhe duke ngritur lart flamurin kuqezi. Dudaev në ndeshjen e parë mposhti turkun Toprak, me rezultatin 6-3.
Në garën me rumunin Coman, Dudaev e dominoi përballjen në tapet duke marrë rezultatin 8-1. Në ndeshjen e tretë Dudaev fitoi pastër me francezin Arsamerzouev, me rezultatin 4-0. Ndërsa ndeshja që i siguroi finalen ishte ajo ndaj mundësit nga Azerbajxhani, të cilën e fitoi me rezultatin 3-1.
Nesër është radha e mundësit tjetër kuqezi, Zelimkhan Abakarov që do të kërkojë një tjetër medalje të artë për përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë Europian. /ATSH /KultPlus.com