28 Prill, 2020 - 9:30 pm
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar se në Shqipëri do të ketë një hapje të pjesshme të shkollave vetëm për maturantët.
Mësimi do të nisë më datën 18 maj dhe do të mbyllet më 5 qershor (3 javë) me qëllim përgatitjen e maturës shtetërore. Provimet e maturës do të mbahen mes datës 8- 18 qershor 2020. Shahini tha se shkollat do të hapen për 3 javë për maturantët, që këta të fundit të mund të përgatiten më mirë për provimet e maturës në qershor.
Shahini: Kemi vendosur të hapim shkollat për maturantët nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit.
Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12m maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve.
Shahini foli dhe për ata maturantë e prindër që janë të shqetësuar mbi dijet që kanë marrë fëmijët e tyre në kushtet e vështira të diktuara prej koronavirusit. Në këtë rast dhe nëse këta nxënës kërkojnë të ripërsërisin vitin, atëherë duhet të njoftojnë në shkollat e tyre mbi vendimin e marrë sa më parë të jetë e mundur.
Ministrja po ashtu konfirmoi se nxënësit e tjerë do vazhdojnë mësimin on line, por edhe ata do të përfundojnë mësim dy javë para kohës normale të zgjatjes së vitit mësimor. Pra mësimi do vijojë deri më 29 Maj.
Shahini: Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë.
Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18- maj -5 qershor. ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online.
Klasa e 1-11 deri në fund të majit dhe ëmsimi online për to do të mbyllet 2 javë më herët”.