Shqipëria nisë garën me 52 shkolla me konkursin kombëtar “Gjuha jonë sa e mirë”

14 Mars, 2023 - 6:00 pm

Konkursi kombëtar “Gjuha jonë sa e mirë📚“, nismë e Radio Televizionit Shqiptar në bashkëpunim me MAS, çel sot premierën, ekskluzivisht në ekranin e RTSH Shkollë.

Me pjesëmarrjen e 52 shkollave nga e gjithë Shqipëria, ky rrugëtim i të rinjve të klasave të nënta, përballë njëri tjetrit, premton jo vetëm njohuri të reja por edhe argëtim e zbavitje.

Të parët në garë, plot emocione dhe të vendosur për të përfaqësuar denjësisht qytetet e tyre, vijnë shkollat 9 vjeçare: “Gjergj Kastrioti”, Lezhë; “Branko Kadia”, Shkodër ;”Migjeni” Pukë-Fushë Arrëz dhe “ALI Podrimja”, Tropojë

“Gjuha jonë sa e mirë”, nga sot, vjen çdo të martë dhe të enjte 17:00 në RTSH Shkollë/ KultPlus.com

Të ngjajshme