6 Prill, 2021 - 10:06 pm
Shqipëria dhe sitet e saj arkeologjike janë bërë pjesë e një videoloje të quajtur “Dive in the Past”, me përmasa 3D që të zhyt në sitet arkeologjike të rëndësishme të Mesdheut.
Përmes lojës mund të përjetoni emocionet e zhytjes në thellësi të detit dhe të lëvizni mes rrënojave që nga anija greke e mbytur në shekullin e pestë para Krishtit e shumë të tjera.
Kjo video lojë synon si fëmijët ashtu dhe prindërit e tyre. Quhet Dive in thë past (Zhytje në të kaluarën) dhe është zhvilluar nga një program 3D Research ka përfshrë dhe partnerë të projektit nga katër vende europiane, Greqia, Kroacia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Synimi? Krijimi i një produkti turistik ndërkombëtar që ka si qëllim trashëgiminë arkeologjike nënujore duke promovuar dhe mbrojtjen e tij. Loja është e disponueshme për telefonët si Android dhe iOS në italisht dhe anglisht./ KultPlus.com