27 Janar, 2024 - 7:00 pm
Shqipëria turistike është promovuar edhe në pavionin e Amerikës së Jugut gjatë panairit ndërkombëtar “FITUR” në Madrid.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale edhe eksperiencën e turistëve që e kanë vizituar Shqipërinë dhe sërish do të rikthehen për të shijuar bukuritë tona.
Rama u shpreh se ata janë shembulli më i mirë i një etape krejt të re për turizmin shqiptar si kartëvizitë prestigjioze e prezantimit të Shqipërisë në botë dhe si motor zhvillimi ekonomik gjithashtu.
“Shpresoj vërtetë që Shqipëria të jetë udhëtimi im i ardhshëm, sepse sa më shumë shoh nga Shqipëria, aq më shumë dua të shkoj, sidomos në malet e saj të mrekullueshme”, u shpreh një i ri.
Një tjetër turiste e huaj konfirmoi se do të udhëtojë drejt vendin tonë këtë verë, e interesuar veçanërisht për plazhet, zonat arkeologjike dhe trashëgiminë e qyteteve historike.
“Ne u dashuruam nga udhëtimi në Shqipëri sepse na u duk një destinacion shumë i bukur, me qytete të mrekullueshme si Berati. Ne pëlqyem shumë Alpet shqiptare, ishin pjesa ime e preferuar, por edhe plazhet në jug ishin te mrekullueshme. Kështu që ju rekomandojmë të vizitoni Shqipërinë”, u shprehën dy turistë të tjerë.
Një tjetër i ri u shpreh se ka qëndruar në Shqipëri për tre muaj si nomad dixhital dhe për të Shqipëria është kthyer në një vend të preferuar, me natyrën autentike të paprekur, të egër në veri, por edhe me ushqimin gjithashtu.
Përveç ushqimit, natyrës dhe plazheve, një çift të rinjsh vlerësojnë po ashtu Tiranën me jetën e saj të natës./atsh/ KultPlus.com