4 Maj, 2024 - 9:11 am
Barometri i Euronews Albania ka realizuar këtë herë një studim ku analizohen nga qytetarët 30 vite tranzicion në një reflektim kolektiv se si kanë ndikuar ndryshimet e këtyre 30 viteve në jetën e tyre.
Njëra nga pyetjet i ka vendosur ata të vlerësojnë jetën e tyre aktuale në Shqipëri, si të mirë apo të keqe, në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 10, transmeton Klankosova.tv.
44,7 për qind e tyre vlerësojnë si të mirë jetën e tyre aktuale, ndërsa 19,4 për qind e vlerësojnë si të keqe jetën e tyre aktuale.
Krahasuar me vendet e tjera ish komuniste të Evropës Lindore në një studim të ngjashëm të realizuar pak vite më parë nga Pew Research Center, rezulton se Shqipëria është e ngjashme me Lituaninë dhe Hungarinë nga vlerësimi për jetën aktuale si pozitive, më lart se Ukraina, Rusia dhe Bullgaria dhe më poshtë në vlera se Sllovakia, Polonia dhe Republika Çeke.