Shqiptari Marko Kepi në garë për Asamblenë e New York-ut

30 Shtator, 2019 - 11:00 am

Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar se Shqiptari Marko Kepi ka nisur fushatën për zgjedhje në Asamblenë e New-York-ut, shkruan KultPlus.com

I njejti shquhet për aktivitetet të ndryshme të kulturës shqiptare në SHBA.

“Foto e ditës / Shqiptari Marko Kepi nis zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e asamblesë së Nju-Jorkut. Kepi është një aktivist i njohur shqiptar në SHBA dhe organizator i “Parada shqiptare”, një manifestim i përvitshëm i kulturës shqiptare në Nju-Jork”, ka shkruar Majko në Facebook.

Të ngjajshme