Shqiptari në Romë dhuron bukë për skamnorët, thotë ‘E kam provuar urinë’

5 Prill, 2020 - 2:30 pm

Një media italiane i ka kushtuar artikull një shqiptari të quajtur Edmond Prenga. Ai është pronari i një furre në Romë dhe në për shkak të papunësisë dhe varfërisë që mund të përballen italianët, ka vendosur të dhurojë bukë, transmeton KultPlus.

39-vjeçari shqiptar ka vendosur të prodhojë bukë në furrën e tij të quajtur “Bon Pan”, për ata që nuk kanë mundësi ta blejnë, duke i varur qeset para furrës dhe një tabelë ku lexon: Nëse ju nevojitet, kjo është për ju!,

Ai shprehet se kjo është zgjidhja më e mirë që ata të mos ndihen në siklet dhe të kenë turp të kërkojnë bukë.

“E kam provuar urinë. Kur mbërrita në Itali në vitin 1998 nuk kisha asnjë qindarkë. I di mirë këto probleme. Italia më ushqeu mua. Kështu që vendosa t’u lija bukë atyre në nevojë se mendova se mund të kenë turp për të kërkuar.

Ne u rritëm me mitin e Italisë kur ishim fëmijë. Në ëndërronim të vinim një ditë këtu. Marrëdhënia e ne shqiptarëve me ju italianët është e fortë. Sot Shqipëria po rimëkëmbet, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Mendoj se Edi Rama bëri një gjest që tregoi zemrën e madhe të shqiptarëve për italianët”. / KultPlus.com

Të ngjajshme