20 Gusht, 2020 - 4:43 pm
Një-vjeçarja Azalea Elezaj pëlqen të vishet nga këmbët deri te koka e dizajnuar nga nëna e saj Auela Gilaj, 26 vjeçare. Por disa po e kritikojnë atë se “po ia shkatërron fëmijërinë”.
Suela nga Wandsworth, Londër ka hapur një faqe në rrjetin social Instagram për vajzën e saj pasi është fiksuar për ta veshur atë me rroba të dizajnuara nga vet ajo.
Ajo ka shpenzuar 5.330 funta për ta rregulluar gardërobën e Azaleas me brendet e modës si Gucci, Versace, Burberry dhe Givenchy, shkruan The Sun, transmeton KùltPlus.
Suela ka marrë disa reagime në postimet e saj, ku është kritikuar se ajo po e përdorë fëmijën e saj për famë dhe nuk do të duhej ta vishte atë në rroba aq të shtrenjta.
Në një bisedë ekskluzive, Suela e cila jeton me burrin e saj të vetpunësuar Fabian, tha se “Tentoj ta veshë Azalean si vishem vet, dhe ta bëjë atë të duket sikur unë”.
“Ajo është shumë e buzëqeshur, bebe e lumtur dhe i pëlqen të pozojë për fotografi, por ndonjëherë ajo nuk është në disponim. Frikohem se kur ajo të rritet nuk do të jetë e lumtur që unë e kam bërë gjithë këtë, por unë shpresoj se do të më falënderojë që jam duke tentuar ta bëjë më të mirën për të. Unë marr komente nga njerëzit se nuk duhet ta veshë në këtë mënyrë, por ajo është fëmija im dhe unë vendos vetë se si duhet ta vesh, prandaj edhe i fshi”.
Pavarësisht moshës së saj, faqja e Azaleas në Instagram ka më shumë se 13.000 ndjekës. / KultPlus.com