22 Janar, 2021 - 5:30 pm
Duket se vajzat shqiptare kanë një element të veçantë bukurie në vete. Këtë po e dëshmojnë sukseset e tyre të vazhdueshme veçmas në fushën e modelizmit.
Nga Miss Kosova në një vajzë të qytetit të Nju Jorkut, simpatike dhe elegante Mirjeta Shala ndau historinë e saj me Soho Fashion Magazine, një revistë ndërkombëtare për ndryshimin e trendeve dhe lajmet e reja në modën e burrave dhe grave, industritë e bukurisë, etj.
Ajo është një modele e bukur, delikate dhe plotë sharm, modelja që po ecën me hapa të sigurt në botëror dhe po tregohet e suksesshme në këtë fushë, duke pozuar brende të veshjes dhe së në ballinën e kësaj reviste.
Ajo është një fytyrë e modës, që në vete bart elegancë të plotë, fal pamjes së saj dhe stilit të veçantë të veshjes. /albinfo/ KultPlus.com