Shtatë milionë euro për dy byzylykë të Mari Antuanetës

10 Nëntor, 2021 - 10:00 pm

Dy byzylykë që i përkisnin mbretëreshës së Francës, Mari Antuanetë, u shitën në ankand për mbi shtatë milionë euro nga ”Christie’s”.

Është hera e parë që byzylykët e mbretëreshës së Francës, bashkëshortja e Luigjit XVI, e përbërë nga një total prej 112 diamantesh, është nxjerrë në ankand.

Dy byzylykët u shitën për vetëm pesë minuta.

”Ka pasur më shumë ofertues.(…) Ankandi i parë ishte për pesë milionë franga zvicerane, gjë që tregon entuziazmin e koleksionistëve në përpjekje për të fituar një pjesë të vërtetë të historisë, e cila ka qëndruar në të njëjtën familje prej 200 vitesh”, deklaroi kompania e ankandit ”Christie’s”.

Përpara se të përpiqeshin të arratiseshin nga Franca me Luigjin XVI dhe fëmijët, pas Revolucionit Francez, Mari Antuaneta i dërgoi bizhuteritë e saj në Bruksel, nga ku ishin dorëzuar më vonë te të afërmit e saj në Austri. / KultPlus.com

Të ngjajshme