Shtatë vjeçari në SHBA hedh veten në zjarr për ta shpëtuar motrën e vogël

28 Dhjetor, 2020 - 11:17 am

Në New Tazewell, Tennesse një shtëpi u shkatërrua nga një zjarr më 8 dhjetor.

Brenda saj jetonte familja Davidson, djali i së cilës bëri një mrekulli.

Sipas mediave të huaja, djali 7 vjeçar, Eli u hodh përmes një dritareje brenda shtëpisë me zjarr, për ta shpëtuar motrën e vogël.

Motra e tij, Erin është 22 muajshe, teksa prindërit e tyre, Chris dhe Nicole Davidson kishin futur tre fëmijët e tyre në shtrat dhe ata ishin në gjumë nga ora 8.30 e mbrëmjes.

Pak orë më vonë, babai i familjes, Nicole kishte nuhatur aromën e tymit dhe kishin nxjerrë jashtë djemtë Elin dhe Elijan.

Nëna kishte thënë se dhoma e gjumit e vajzës, Erin ishte e rrethuar nga zjarri i dendur dhe nuk kishte asnjë mënyrë që të mund të shkonin tek ajo nga brenda.

E vetmja zgjidhje për ta shpëtuar foshnjen 22 muajshe ishte hyrja nëpërmjet dritares.

“Nuk kishte asgjë ku të hipja për të arritur atje lart, kështu që unë mora Elin, i cili kaloi nëpër dritare dhe ishte në gjendje ta kapte motrën nga djepi i saj”, tha Chris.

Eli shtoi: “Mendova se nuk mund ta bëja, por më pas thashë: ‘E kapa atë, baba’. Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste”.

Prindërit e Elit janë jashtëzakonisht krenarë për djalin e tyre dhe thonë se ai bëri diçka që as një i rritur nuk mund ta bënte.

Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht shtëpia është shkatërruar plotësisht. / KultPlus.com

Të ngjajshme