3 Dhjetor, 2024 - 1:06 pm
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me dije se shtatorja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u vendos në Tuz të Malit të Zi.
Shtatorja e heroit kombëtar u vendos në sheshin qendror të komunës së Tuzit. Pas ndarjes së Tuzit nga Komuna e Podgoricës dhe krijimi i një komune të re, kuvendi i këtij qyteti njëzëri miratoi vendimin për ngritjen e shtatores së Skënderbeut.
Në ceremoninë që i parapriu vendosjes së shtatores, ishin të pranishëm qytetarë të Malit të Zi si dhe të ardhur nga hapësira mbarëshqiptare dhe diaspora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kontribues financiarë kryesisht ishin anëtarë të shoqatave shqiptare të “Mërgatës së Malësisë” në SHBA./atsh/KultPlus.com