Shtatzënave do t’u ofrohen deri në 400 funte për të lënë duhanin

11 Prill, 2023 - 2:15 pm

Grave shtatzëna do t’u ofrohen deri në 400 funte për të lënë duhanin, si pjesë e një shtytjeje që qeveria konsideron se është e para e këtij lloji në botë.

Sipas SkyNews, një milion duhanpirësve do t’u ofrohen komplete me cigare elektronike si pjesë e një skeme të qeverisë “shkëmbim për të ndaluar” për ta shëndrruar shtetin në një vend pa duhan.

Paketat do t’i ofrohen pothuajse një në pesë nga të gjithë duhanpirësit në Angli, ka njoftuar të martën Ministri i Shëndetësisë, Neil O’Brien.

Aktivistët i quajtën masat hapa të mirëpritur në drejtimin e duhur, por thanë se ato nuk janë të mjaftueshme. Ndërkaq, zyrtarët thonë se 9% e grave ende pinë duhan gjatë shtatzënisë në Angli dhe shpresojnë se një nxitje financiare do t’i bëjë të gjitha ato të ndalojnë deri në fund të vitit.

Financimi për skemën “shkëmbimin për të ndaluar” vlerësohet nga zyrtarët të kushtojë rreth 45 milion funte gjatë dy viteve dhe kjo shumë do të vijë nga buxheti i Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social. / KultPlus.com

Të ngjajshme