Shtegu Alarup-Pllaja e Pusit në Korçë, destinacion për të apasionuarit e alpinizmit

20 Korrik, 2023 - 9:05 am

Imazhe mbresëlënëse vijnë nga shtegu Alarup-Pllaja e Pusit, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Ujor/Tokësor në Korçë.

Shtegu Alarup-Maja e pllajës së pusit, është një shteg piktoresk, së fundmi i frekuentuar shpesh nga të apasionuarit e alpinizmit.

Në pikën më të lartë të tij, 2288 metër mbi nivelin e detit, ke mundësinë të shijosh pamjen mahnitëse të tre liqeneve: liqeni i Ohrit dhe dy liqenet e Prespës.

Guida të ndryshme organizojnë ngjitje në këtë zonë të Pogradecit, sidomos kur koha e moti e lejojnë një gjë të tillë, pasi ngjitja që nis nga fshati Alarup, konsiderohet e nivelit me vështirësi mesatare.

Gjithsesi vizitorët e kësaj maje janë të shumtë e nuk janë ndalur as në kohë dimri, ku vendi mbulohet nga dëbora.
Pllaja e Pusit ka një pamje shumë të bukur mbi komplet zonën.

Kjo ngjitje ka një disnivel rreth 1250m, 6 km ngjitje dhe 12 km ne total ngjitje-zbritje.  Sipas guidave, për ta realizuar duhen rreth 7 orë, duke llogaritur dhe pushimet gjatë rrugës dhe atë në majë./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme