17 Gusht, 2023 - 10:00 pm
Ata që vizitojnë Gjirokastrën, nuk kanë si të mungojnë në shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Turistë të shumtë e kanë pjesë të guidës së tyre në qytetin e gurtë. Ata janë jo vetëm nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe të huaj.
“Është shumë bukur, jam nga Japonia. Më pëlqen shumë qyteti, edhe shtëpia është shumë interesante.”
“Më pëlqejnë librat e Ismail Kadaresë, isha kurioze për shtëpinë ku ai ka jetuar.”
“Kam lexuar një libër ku ai flet për qytetin e tij, libri më ka lënë shumë mbresa.”
Në këto ditë të Gushtit fluksi i vizitorëve është më i lartë.
“Shtëpia e Kadaresë ka qenë ndër më të vizituarat në qytet, kjo përkon dhe me aktivitetet që ka pasur qyteti gjatë kësaj periudhe dhe numri i vizitorëve ka qenë i lartë.”
Qyteti i gurtë është një ndër më të vizituarit në jug të vendit këtë sezon. Vizitorë të shumtë e kanë zgjedhur për historinë ndërsa bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta në qytet, kryesisht gjatë fundjavave./TvKlan/KultPlus.com