10 Mars, 2021 - 10:34 am
Objekti trekatësh i njohur si La maison dans la Loire (Shtëpia në Loire), po krijon kuriozitet përsëri në rrjetet sociale, ku prezente është habia e madhe që shfaqet duke parë fotografitë e një veçantie si kjo, përcjell KultPlus.
Shtëpia është vendosur në lum qëllimisht nga artisti francez Jean-Luc Courcoult, i cili e porositi atë si pjesë të Ekspozitës së Artit Estuaire 2007, me ç ’rast frymëzoi artistë të shumtë ndërkombëtarë për të krijuar vepra të tilla të frymëzuara nga lumi.
Megjithëse për shumëkënd duket si rezultat i një përmbytjeje, për dikë që ecë përgjatë saj, mund të jetë objekt frymëzimi. / KultPlus.com