‘Shtëpia e verdhë’ e Bashkim Hoxhës, promovohet vepra më e re e shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur

15 Gusht, 2024 - 6:56 pm

Në një fshat të thellë të Matit, Shtëpia e Verdhë mbetet një mister që kuriozon gjithkënd dhe pas dy dekadash.

E përfolur si skenë e historive të errëta dhe të pabesueshme, ajo rikthehet në vëmendje përmes romanit më të ri, të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur Bashkim Hoxha.

Lexues dhe dashamirës të shumtë nga Shqipëria dhe Kosova u mblodhën buzë detit për të diskutuar mbi këtë vepër që shënon një tjetër arritje në karrierën e Bashkim Hoxhës. Ajo sjell në vëmendje një tematikë që ka dashur të hedhë baltë mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj me akuzat për trafik organesh dhe varre masive, të përmendura në raportin e Dick Martit.

“Shtëpia e Verdhë” nuk është thjesht një roman, por një ftesë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe për të kërkuar të vërtetën përmes një lenteje artistike.

Mbrëmja letrare u shoqërua dhe me ekspozimin e mjaft fotove dëshmi, të pasojave të luftës në Kosovë, si dhe punimet në pikturë e skulpturë të tre artistëve nga Mitrovica.

Arti dhe historia u ndërthurën në këtë mbrëmje vere për të ofruar një perspektivë të re dhe shuar zërat mbi skenarin e errët të shtëpisë që ende tërheq vëmendjen./topchannel/KultPlus.com

Screenshot

Të ngjajshme