28 Qershor, 2024 - 10:55 am
Shtëpia ku ndërroi jetë ikona e bukurisë, Marilyn Monroe është shpallur monument historie nga autoritet amerikane.
Vendimi i cili u morr nga Këshilli i Qytetit të Los Angjelosit do t’i lejojë autoritetet të mbrojnë këtë ndërtesë të vendosur në lagjen e pasur Brentwood.
“Nuk ka asnjë person apo vend tjetër në qytetin e Los Anxhelosit që të jetë aq ikonë sa Marilyn Monroe dhe shtëpia e saj në Brentwood”, tha këshilltarja e qytetit, Tracy Park.
Vetëm disa muaj para vdekjes së saj, Monroe i tha një gazetari për revistën “Life” se i pëlqente sa private ishte shtëpia, duke refuzuar të lejonte fotografin të bënte foto.
Në këtë shtëpi, aktorja u gjet e pajetë vetëm gjashtë muaj më vonë për shkak të mbidozës së ilaçeve në moshën 36-vjeçare./KultPlus.com