19 Mars, 2024 - 6:31 pm
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit së Republikës së Shqipërisë ka shtyrë afatin për aplikimin për “Logon”, e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese, përgjatë kremtimit të 80-vjetorit të çlirimit të Atdheut.
Sipas MEKI-t afati është shtyrë deri më 25 mars nga datat 22 mars e planifikuar më parë.
Synimi i realizimit të kësaj logoje në kremtim të 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, duhet të jetë pasqyrimi i një konfiguracioni simbolik, si një krijim origjinal në përmbajtje dhe në formë.
Logoja për 80-vjetorin e Çlirimit, do të shoqërojë evenimentet zyrtare dhe shkresat protokollare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve.
Për të aplikuar në konkursin për Logon Kombëtare për 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, sipas MEKI-t, duhet të dorëzohet projekti dhe dokumentacioni te zyra e protokollit të ministrisë dhe elektronikisht në adresën: [email protected]./atsh/KultPlus.com