9 Gusht, 2020 - 12:30 pm
Derisa xhirimi i ribashkimit special të “Friends” për platformën HBO Max është shtyrë sërish për shkak të pandemisë Covid-19, aktorja Jennifer Aniston mbetet shumë optimiste.
Duke folur për Deadline me anë të telefonit, ajo tha se “do të jetë e mrekullueshme”.
“A dini çka? Kjo madje na ka dhënë edhe më shumë kohë për ta bërë xhirimin edhe më interesant dhe më argëtues se që ka qenë ndonjëherë, andaj nuk e shoh si gotë gjysmë të zbrazët por si gjysmë të mbushur, edhe pse është shtyrë. Nuk jemi duke shkuar askund. Nuk do të hiqni qafe “Friends” më vjen keq. Jemi këtu për tërë jetën”, ka thënë ajo.
Xhirimi special u planifikua të nisë në mes të marsit, por kur pandemia mbylli të gjitha produksionet, u shty sërish për maj. Por që nga sot, nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të rifillojë sërish, transmeton KOHA.
“Fatkeqësisht është shumë pikëlluese që u desh ta shtyjmë sërish”, tha Aniston. Sidoqoftë ajo mezi pret t’i kthehet punës kur gjërat të jenë më të sigurta. “Pyetja ishte se si ta bëjmë xhirimi me audiencë të gjallë? Kjo nuk është kohë e sigurt. Dhe nuk kemi se çka te diskutojmë më tej.”
Në xhirimin e publikimit special, Aniston do t’i bashkohen edhe yjet tjerë të “Friends” si Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry, dhe seriali do të xhirohet në studion origjinale Stage 24 në Warner Bros.