2 Tetor, 2022 - 8:08 pm
Nga Gjon Keka
Para pushtimit otoman arbërorët kanë qenë në hap me zhvillimet e botës shkencore humane,krijuese e letrare në Europën e asaj kohe,d.m.th, arbërorët në atë kohë ecnin në dinamik me popujt tjerë europian e botëror dhe zhvillimet brenda atyre epokave.
Duke qenë se në Arbëri kishte Universitete ,kolegje ,akademi etj, sigurisht që ka pas edhe njerëz të dijes e shkencës të lartësuar për nga arritjet e tyre si brenda ashtu edhe jashtë.
Edhe shtypshkronja e Bernardit(1480) më vonë sëbashku me Mateun(1498)e njohur si shtypshkronja Bernardinus de Vitalibus(B.V.) të cilët ishin me origjinë arbërore është pjesë e vazhdimësisë së ecjes së arbërorëve kudo që ata jetonin e vepronin në hap me popujt tjera për të nxjerr në dritë dijet dhe veprat që më pas u bënë të njohura botërisht.
Kjo shtypshkronjë e themeluar nga arbërorët fillojë punën më 1480 , pas botimeve të shumta ne Venedik deri në vitin 1507, më pas u zhvendosën përkohësisht në Romë nga viti 1508 deri në vitin 1522, për t’u kthyer sërish në Venedik deri në vitin 1536. Simbolet e shtypshkronjës sikur shihen në imazhe të bashkëngjitura,të nxjerr nga P.K.i.b.u.v,1893).Nga kjo shtypshkronjë u botuan vepra të shumta të humanistëve të njohur europian në mesin e tyre edhe vepra e Marin Barletit botimi i parë rreth vitit 1500,1504,dhe 1508.[Gjon Keka]. /KultPlus.com