Shuhet Bajram Dauti, ikona e Cirkut Kombëtar

29 Janar, 2021 - 9:53 am

Një nga ikonat e Cirkut Kombëtar shqiptar, Bajram Dauti, u shua paraditen e sotme në moshën 91-vjeçare.

Ishte pikërisht Dauti, që së bashku me artistë të tjerë historikë si Telat Agolli, Xhuzepina Prendi, Bardhyl Jareci dhe Abdyl Karakashi, krijuan institucionin në 1952, në tendën pranë Bulevardit Zogu i Parë, ku ende ndodhet Cirku.  

Dauti së bashku me artistë të tjerë historikë krijuan institucionin e Cirkut Kombëtar në 1952

Deri pak vite më parë, në moshën 85-vjeçare, ai vijonte të stërviste gjeneratat e reja të akrobatëve, që përballeshin gjithmonë më shumë me krizën e atij institucioni gjatë transicionit.  

Nga duart e tij kanë dalë me dhjetëra artistë, përfshirë vetë dy fëmijët e tij, Kozeta dhe Shpendi./a2 / KultPlus.com

Të ngjajshme