20 Dhjetor, 2022 - 10:40 am
Banka e Anglisë ka publikuar formatin e ri të kartëmonedhave britanike, sigurisht me portretin e Mbretit Charles II.
Në kartëmonedhat, 5, 10, 20 dhe 50 paund do të shfaqet portreti i Mbretit, i marrë nga një foto origjinale e shkrepur në Buckingham Palace në vitin 2013 .
Pa kurorë mbi kokë, Mbreti do të jetë në pjesën e përparme të të gjitha kartëmonedhave 5, 10, 20 paund dhe 50 paund, pa ndryshime të tjera në modelet ekzistuese.
Kartëmonedhat e reja do të hyjnë në qarkullim nga mesi i vitit 2024.
Imazhi i mbretit do të zëvendësojë mbretëreshën Elizabeth ll në pullat e reja të të gjitha kategorive.
Emblema e re e mbretit do të shfaqet gradualisht gjatë muajve dhe viteve të ardhshme në ndërtesat qeveritare, dokumentet shtetërore dhe në disa kuti postare./abcnewa.al. / KultPlus.com