30 Tetor, 2022 - 4:30 pm
Bota e sportit veçanërisht e futbollit nuk ka se si shkruhet pa Maradonën. Lajmi për vdekjen e legjendës Diego Armando Maradona pati prekur të gjithë.
I vogël e i madh kanë reaguar në forma të ndryshme përmes rrjeteve sociale, duke ndjer keqardhje për humbjen e ‘10-shit’ të famshëm të Argjentinës.
Maradona iu nënshtrua një operimi në tru dhe mjekët kishin raportuar se gjithçka kishte shkuar mirë.
Por gjendja e tij u përkeqësua derisa ai pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij.
Gjatë 10 viteve të fundit, i ndjeri pati pasur probleme të ndryshme shëndetësore./ KultPlus.com