Si u dashurua gazetarja në Martin Shkrelin derisa raportoi për arrestimin e tij?

21 Dhjetor, 2020 - 8:13 pm

Reporterja Christie Smythe e quan Martin Shkrelin partnerin e saj të jetës derisa thekson se lidhja u zhvillua derisa ai po vuan dënimin me burg.

“Shqiptari më i urryer në botë” Martin Shkreli edhe një herë mori vëmendjen e të gjithëve. Kjo pasi duke u përballur me gjyqin nga i cili doli me dënim prej shtatë vjetësh burg, fitoi ‘dashurinë” e një gazetareje e cila braktisi burrin dhe familjen e saj për të qenë pranë tij.

Lexo Edhe:

Çfarë po kërkon Lista Serbe nga Qeveria e Kosovës?

Ish-reporterja e Bloomberg News, Christie Smythe për Elle përshkroi dashurinë e saj për Shkrelin e cila nisi në ‘korrikun e vitit 2018”.

Gazetarja kishte raportuar për arrestimin e Shkrelit më 2015, pastaj la punën, u largua nga apartamenti i saj dhe divorcoi burrin.

Shkreli, tani 37 vjeç, ish-shef ekzekutiv i Pharma Pro, u dënua për mashtrim me letrat me vlerë.

Aktualisht ai po vuan dënimin në burg federal në Allenwood, Pennsylvania, dhe pritet të lirohet më 2023.

Smythe aktualisht jeton në një apartament në Harlem derisa puthja e tyre e parë u bë në burg, gjatë një vizite.

‘I thash Martinit se e dua, dhe ai më tha se më donte gjithashtu”, citohet të ketë thënë Christie

“Ajo e kishte pyetur nëse mund ta puthte dhe ai e kishte lejuar”.

“Ata nuk mund të prekeshin ose përqafoheshin sipas rregullave të burgut dhe nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale, por lidhja e tyre vazhdoi përmes vizitave, telefonatave dhe emaileve”.

Ata madje kishin diskutuar edhe për emrat e fëmijëve dhe ajo sot e quan shqiptarin “partnerin e saj të jetës”.

Kwtw vit atij ju mohua aplikimi për tu liruar për shkak të Covid-19 derisa kishte thënë se do të punonte për të gjetur një kurë për sëmundjen.

Ajo kishte tentuar të bënte edhe një libër ose një film për këtë.

Megjithatë gjithçka ndaloi këtu.

Shkreli nuk komunikoi më me Smythe pas publikimit të intervistës së saj në Elle.

Sipërmarrësi i lindur në Brooklyn u bë i njohur te “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015, pasi kishte themeluar “Turing Pharmaceuticals”, duke blerë ilaçin antiparazitar “Daraprim” dhe duke ia rritur çmimin me 5.000 për qind, deri në 750 dollarë për kapsulë.

Shkreli u dënua mbi akuzat e mashtrimit me letrat me vlerë në dhjetor të vitit 2015. Por, në seancën dëgjimore, ai la të kuptohej se “kishte mësuar nga gabimet e tij”./ KultPlus.com

Të ngjajshme