Sibel Halimi për rastin e dhunimit të 11 vjeçares: Ofrimi i sigurisë për vajzat është thelbësore, kryerësit të marrin dënimin e merituar

29 Gusht, 2022 - 3:14 pm

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë. Pesë persona dyshohet se kanë dhunuar seksualisht një 11 vjeçare.

Rasti në polici është raportuar nga nëna e viktimës. Ajo ka dëshmuar në polici për tmerrin që ka përjetuar vajza e saj.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe sociologia Sibel Halimi, e cila e ka cilësuar një lajm tragjik dhe një këmbanë tjetër e alarmit të një shoqërie që kërkon qasje urgjente të trajtimit e diskutimit gjithëpërfshirës për të drejtat e vajzave.

“Rasti i sotëm i raportuar i dhunimit të vajzës së mitur, është lajmi tragjik i radhës; këmbana tjetër e alarmit të një shoqërie që kërkon qasje urgjente të trajtimit e diskutimit gjithëpërfshirës për të drejtat e vajzave”, shkruan Halimi.

Tutje ajo është shprehur ofrimi i sigurisë për vajzat është thelbësore që rastet e tilla të marrin dënimin e merituar.

“Gjuha e dhunës, shtypjes e misogjenizmit të legjitimuara nga mentaliteti i çdoditshëm patriarkal shpërfaq veprime të tilla çnjerëzore.

Përgjegjësia institucionale ndaj dënimit të këtyre rasteve dhe ofrimit të sigurisë për vajzat është thelbësore që rastet e tilla të mos përfundojnë vetëm në kronika mediale, por kryerësit të marrin dënimin e merituar!”, përfundon Halimi. / KultPlus.com

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë. Pesë persona dyshohet se kanë dhunuar seksualisht një 11 vjeçare.

Të ngjajshme