Sibel Halimi vjen me ‘Nje rrëfim tjetër për gratë’ në Kolegjin Universum

6 Mars, 2024 - 6:21 pm

“Një rrëfim tjetër për gratë” është një diskutim me tematikë më ndryshe se zakonisht, i cili do të zhvillohet me drejtoreshën e kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, në prag të festës së 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shkruan KultPlus.

Njoftimin e ka bërë të ditur drejtoresha Halimi në Facebook, nga ku ka ftuar audiencën për pjesëmarrje në këtë takim të veçantë.

“Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Grave, 8 Marsi, nesër do të zhvilloj një bashkëbisedim më ndryshe, “Një rrëfim tjetër për gratë”.

Ju ftoj të na bashkoheni!”, ka shkruar drejtoresha Halimi.

Ngjarja zhvillohet më 7 Mars, në ora 12:00, në Kampusin UNI-Prishtinë./ KultPlus.com

Të ngjajshme