20 Mars, 2021 - 3:35 pm
Sociologja Sibel Halimi i është bashkuar LDK-së, me ç’rast sot është zgjedhur anëtare e re e kryesisë së partisë qe udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, bëjnë të ditur burime të portalit Front Online, transmeton KultPlus
Sibel Halimi ka mbaruar studimet MA në departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht është e angazhuar si ligjëruese në lëndën “Studime gjinore”, në Departamentin e Filozofisë si dhe asistent profesore për grup lëndësh në departamentin e sociologjisë në Fakultetin Filozofik.
Gjithashtu, është e angazhuar në Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC në programin e granteve.
Sibel Halimi, njihet si aktiviste për barazi gjinore dhe të drejtat e grave. Me angazhimin e saj, ka arritur që disa çështje që kanë të bëjnë me gratë t`i vërë në fokus të debatit publik. Ajo është aktive edhe në fushën e publicistikës. / KultPlus.com