Silvana Çeliku, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

24 Nëntor, 2019 - 12:31 pm

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Silvana Çeliku është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel. 

Dr. Sh. M Silvana Çeliku Shefe e Shërbimit pranë shërbimit Onkologjik, (QSUT).pedagoge në Fakultetin e  Mjekësisë së Pergjithshme

Dr. Sh. M Silvana Çeliku. Mjeke onko-gjinekologe, Shefe e shërbimit  pranë shërbimit Onkologjik, (QSUT), pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë se Pergjitheshme. Sot, në se se do t’i jepej mundësia të kthehej pas në kohë dhe të ndodhej para disa zgjedhjeve, alternativea  e saj e vetme do të ishte sërish mjekësia. Ka disa dashuri të shtrenjta në jetë  dhe një nga ato për Dr.Silvana Çelikun,  është salla e operacionit, kirurgjia. Të jesh grua dhe kirurge nuk është e lehtë  por ajo preferuar të ketë filozofinë e saj të ecjes  në jetë : “kurrë mos u dorëzo.”Edhe nese diku pengohesh mbështetu në forcat e dijet e tua e vazhdo perpara. Pengesat të bëjne më të fortë i thoshte gjithmonë babai i saj i mirë, mësuesi ,frymëzuesi dhe modeli  i saj i pavdekshëm, dr. Gazmend Velçani . /KultPlus.com

Të ngjajshme