Simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë, sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbolet serbe

25 Janar, 2024 - 12:20 pm

Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës, ka njoftuar ministri i Punëve të Mbrendshme, Xhelal Sveçla.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.

Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka shkruar ministri në njoftimin e tij. / KultPlus.com

Të ngjajshme