Simboli kombëtar shqiptar kthehet në trend, sportisti amerikan shfaqet në stadium me shqiponjën dykrenare

19 Dhjetor, 2023 - 11:22 am

Jemi koshientë që flamuri kombëtar është një nga më të bukurit dhe të këtij mendimi duket se janë edhe shumë të tjerë.

Reperi më famë botërore, Drake ishte rasti i fundit që ngriti në këmbë shqiptarët pasi ai jo vetëm që i dedikoi një këngë një vajze shqiptare, por edhe e ndërtoi videoklipin tërësisht me motive shqiptare, por edhe shprehu dëshirën për të vizituar vendin tonë.

Tani një sportist i njohur në SHBA duket se është dashuruar me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Bëhet fjalë për yllin e futbollit amerikan, Joshua Keith Palmer, i cili është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare.

Palmer është një futbollist i suksesshëm i ‘Los Angeles Chargers’ në NFL (Liga Kombëtare e Futbollit) në SHBA. Nuk dihet nëse Joshua Palmer ka bërë një “fashion statement” apo e lidhë diçka më shumë me Shqipërinë, ashtu si bashkatdhetari i tij kanadez Drake. Por ajo që dihet, është që kjo pamje kënaq sytë dhe zemrat e shqiptarëve. / KultPlus.com

Të ngjajshme