10 Shkurt, 2021 - 12:42 pm
Dy ikonat britanike të showbizit, Sir Elton John dhe Sir Michael Caine, janë bërë bashkë në realizimin e një videoje përmes së cilës i inkurajojnë njerëzit ta marrin vaksinën kundër koronavirusit.
Muzikanti dhe aktori veteran, të cilët i takojnë moshave 73-vjeçare dhe 87-vjeçare, në klipin 90 sekondësh shihen teksa vaksinohen nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor, dhe kështu i informojnë edhe të tjerët se marrja e vaksinës e cila shpëton jetë, është e lehtë dhe e sigurt.
Më shumë se 10 milionë njerëz në Britani të Madhe tashmë janë vaksinuar, dhe Shërbimi Kombëtar Shëndetësor po u bënë thirrje të gjitha personave mbi moshën 70-vjeçare të cilët nuk janë vaksinuar ende, që të lajmërohen dhe t’i nënshtrohen këtij procesi që ka për qëllim mbrojtjen e tyre nga koronavirusi.
Videoja promovuese në fjalë është xhiruar në spitalin “Chelsea and Westminster Hospital”. / KultPlus.com