27 Nëntor, 2019 - 8:17 pm
Pas tragjedisë që ka ndodhur në Shqipëri ku kanë humbur jetën 28 persona dhe janë lënduar qindra të tjerë, ka pasur një sërë anulimesh të aktivitetet të ndryshme gjithandej Kosovës dhe Shqipërisë. Një kërkesë për anulim të aktiviteteve kushtuar Ditës së Flamurit e ka bërë edhe poeti Shqiptar Oseku, shkruan KultPlus.com
Oseku ka thënë se festimi në ditë morti nuk është në traditën tonë teksa ka propozuar që të hollat e biletave t’i dërgohen Kryqit të Kyq shqiptar.
“S’e kemi traditë të kremtojmë kur kemi mort”. Bashkatdhetarët në Stockholm kërkojnë nga Shoqata Shqiptare Stockholm që të anullojë kremtën e përvjetshme të Ditës së Flamurit. Lekët e biletave t’i cohen Kryqit të Kuq shqiptar.
Sivjet flamuri nderohet me solidaritet” ka shkruar Oseku në llogarinë e tij në Facebook. / KultPlus.com