22 Shkurt, 2025 - 10:30 pm
Skiatorja Lara Colturi ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në garat që po zhvillohen në Itali.
Në Sestriere të Italisë, në Sllallomin Gjigand, skiatorja që garon për Shqipërinë ka realizuar kohën e 6-të më të mirë të ditës.
Lara Colturi e ndali kronometrin në kohën 1:04:14, ndërkohë që edhe kjo garë është dominuar nga italiania Brignione që konsolidon vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm.
Të dielën do të zhvillohet Sllallomi Special dhe Lara Colturi synon pozicionimin mes 10 më të mirave të botës./ KultPlus.com