16 Shkurt, 2022 - 5:30 pm
Skitari Albin Tahiri, në një intervistë në televizionin shtetëror i ka kërkuar Qeverisë së Kinës ta njohë shtetin e Kosovës.
Tahiri tha se shpreson që mikpritja që i ka bërë Kina ekipit Olimpik të Kosovës të ndikojë edhe në vendimin për njohje.
“Siç e dimë të gjithë, Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe deri tani më shumë se 115 vende na kanë njohur neve. Më duhet t’ju falënderoj juve patjetër, sepse gjatë kohës sonë këtu në Kinë, ju na keni trajtuar shumë mirë, megjithëse qeveria e kineze nuk na njeh, por nëse do ta kemi këtë marrëdhënie të mirë, siç na e keni dëshmuar sot, ndihem shumë pozitiv se në të ardhmen ju do të na njihni”./ KultPlus.com