21 Mars, 2021 - 7:58 pm
Skitarja Kiana Kryeziu ka fituar medaljen e argjentë në disiplinën sllallom, në garën e Kolashinit që u mbajt sot në Mal të Zi, shkruan KultPlus
17 vjeçarja ka shkruar historinë duke i sjellur Kosovës medaljen e parë nga arena ndërkombëtare në skijim.
Ajo përfundoi garën me kohë 2:12.46 minuta.
Pjesëmarrës në garë ishin 18 garuese, ndërsa 12 prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet. Bashkë me to ishte edhe Arba Pupovci, që nuk e përfundoi lëshimin e dytë.
Kiana, 17-vjeçare është zgjedhur këtë vit nga KOK-u pjesë e listës prej 24 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021”, që do të marrin bursa mujore gjatë tërë vitit 2021./ KultPlus.com
Kiana Kryeziu bëhet skitarja e parë femër⛷🇽🇰 që ngjitet në podium🥈 në një garë ndërkombëtare👏👏👏