Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

23 Korrik, 2019 - 9:30 am

Për hir të dashurisë së djalit Edoardo, aktorja e madhe Sofia Loren tashmë 84-vjeçe, kthehet në skenë e filmit.

“Jeta përpara teje” titullohet titulli i filmit i frymëzuar nga romani i Roman Gary-t.

Filmi parashikohet të dalë në vitin 2020 dhe tregon historinë e madamë Rosë, hebreje, që arriti të largohet nga kampi i Auschwitz-it dhe krijon një raport tepër intens me një fëmijë me ngjyrë.

Momo ishte braktisur nga e ëma dhe Rosa kujdeset për të dhe ky i fundit kujdeset kur ajo sëmurët dhe detyrohet të qëndrojë në një karrigë me rrota. Sofia Loren e cila prej 10 vitesh i mungonte seti kinematografik ka rolin e protagonistes.

Xhirimet po bëhen në Puglia. /KultPlus.com

Të ngjajshme