Sofija, aktivistja e guximshme e cila mbrojti bukëpjekësin shqiptar në Beograd

9 Korrik, 2019 - 5:34 pm

Sofija Todorović nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut/BIRN në Serbi, është shembulli më i mirë i një aktivisteje.

Sofija, e cila njihet për aktivizmin e saj të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo aspekt, ishte ndër të parat që i doli në mbrojtje bukëpjekësit shqiptar në Beograd – për ta mbrojtur atë nga turma e ultranacionalistëve serbë.

Todorovic ishte ajo e cila e mbrojti Mon Gjurajn dhe familjen e tij.

Të nesërmen, nisi kampanja kundër saj e cila zgjati shumë deri para pak ditësh kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkoi prej Qeverisë Serbe të garantonte siguri për Sofija Todorovic.

https://twitter.com/TeutaSkenderi/status/1146109479668396032

“Shteti qëndroi i heshtur ndaj kërcënimeve të cilat mu bënë, prandaj reagimi i Gjykatës është sukses i madh” tregon Sofija për mediet serbe.

Më 3 maj, disa qytetarë të Beogradit dolën në mbështetje të Gjurajt, i cili atë ditë, në shenjë falënderimi, shpërndau byrekë falas. / KultPlus.com

Të ngjajshme