2 Tetor, 2022 - 4:47 pm
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kapja e qytetit Lyman nga Ukraina, tregon përparimin e ushtrisë së tyre, përcjell KultPlus.
Në një intervistë me “Meet the Press’ të NBC, Jens Stoltenberg deklaroi se kjo tregon se ata po bëjnë përparim dhe janë në gjendje të zmbrapsin forcat ruse.
Më herët sot, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se qyteti lindor ishte “pastruar plotësisht” nga forcat ruse, një ditë pasi Kremlini njoftoi tërheqjen e trupave pasi ishte rrethuar.
Në intervistë, Stoltenberg e përshkroi gjithashtu retorikën bërthamore të Vladimir Putinit si “të rrezikshme” dhe “të pamatur”, pasi presidenti rus bëri vërejtje duke akuzuar Perëndimin për përfshirje në “shantazh bërthamor”.
Lidhur me kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO, Stoltenberg tha se çdo vendim për anëtarësimin e Ukrainës duhet të miratohet nga të gjithë aleatët e NATO-s. /KultPlus.com