24 Korrik, 2023 - 1:05 pm
Një vajzë përmes një video në Tik Tok është ankuar për diskriminim nga përgjegjësit e restaurantit “Soma Slow Food” që ndodhet në Gërmi.
Ajo thotë se ajo vet dhe familja e saj u diskriminuan në bazë të pamjes, përkatësisht asaj që kishin të veshur.
“Jam shku bashkë me familje nuk ka lanë me hi arsyeja u kanë që nuk ka vende të lira, por na sy kemi dhe po e shohim që tavolina plotë sa dush ka pasur, nuk na thanë që është e rezervume, por që ska vende të lira hiç, që është një diferencë shumë e madhe”, dëgjohet duke thënë ajo teksa ofron dëshmi se ka vende të lira.
“Menaxheri dhe ajo vajza tek dera ana këqyren poshtë e nalt”, shprehet tutje ajo duke nënvizuar se u paragjykuan në pamje, përcjell Insajderi.
Videoja ka shkuar viral tashmë në Tik Tok.
Vajza bën thirrje që të mos shkohet në Soma Flow në Gërmi e as në Soma Book Station në qendër të kryeqytetit.
Videoja ka marrë mbi 900 komente, ka qytetarë që thonë se edhe aty u ka ndodhur e njëjta gjë, një tjetër thotë se veç pse ka veshur trenerka nuk u la të futet brenda, një tjetër thotë shumë mirë që e ke publikuar këtë video të shihet se çka po ndodhë.
Për më tepër, denoncuesja e këtij rasti të diskriminimit thotë se u ka shkruar edhe në Instagram, e që sipas saj e kanë gënjyer duke thënë se kanë një event, por që ajo sërish ka shkuar aty dhe e ka parë që vendi është i zbrazët. / KultPlus.com
https://www.tiktok.com/@angjelinaahmeti/video/7259102917741825306?embed_source=121355059%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_comment_button&refer=embed&referer_url=insajderi.org%2Fsoma-ne-germi-diskriminon-ne-baze-te-pamjes-videoja-qe-po-bene-buje-ne-tik-tok%2F&referer_video_id=7259102917741825306