6 Dhjetor, 2022 - 1:25 pm
Sot, ditë e martë, në Qendrën “BogdaniPolis” në Prishtinë, Dioqeza Prizren-Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH) dhe Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, organizojnë Akademinë Solemne për “Ditët e Bogdanit”, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Programi fillin në ora 19:00 ku fillimisht do të ketë fjalë rasti të personaliteteve nga institucionet shtetërore të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Vincenzo Paglia, president i Akademisë Papnore për jetën, Teuta Shala, u.d. drejtoreshë e Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhe Skender Asani, drejtor i ITSHKSH – Shkup.
Tutje do të nis programi me disa pika muzikore: Ave Maria – G. Caccini, Besa Llugiqi, soprano dhe Pranvera Hoxha, piano.
Referat i akademisë: Don Lush Gjergji, “Imzot Pjetër Bogdani, prelat dhe rilindës me vizion europian”
Vazhdon tutje me pikë muzikore: Agimet Shqiptare – A. Mula, Besa Llugiqi, soprano, Pranvera Hoxha, piano.
Pas performancës do të bëhet vizitë në Kriptën e Katedrales ku është bërë rivarrimi i Pjetër Bogdanit dhe mbrëmja përfundon me një koktej rasti. / KultPlus.com