1 Qershor, 2020 - 11:30 pm
Sony ka vendosur që ta shtyjë ngjarjet e lidhura me lansimin e konsolës së saj të re të lojërave.
Përmes një deklarate, kjo kompani nuk ka përmendur trazirat në SHBA, por ka aluduar në to, duke thënë: “Nuk ndiejmë se është koha për të kremtuar”, teksa është shtuar se “më e rëndësishme është të dëgjohen zërat”, raporton BBC, transmeton KOHA.
Sony kishte planifikuar që të enjten ta lansojë disa prej lojrave për Playstation 5. /KultPlus.com