1 Shkurt, 2022 - 1:15 pm
Sot përkujtohet 142-vjetori i vdekjes së patriotit e ideologut së Rilindjes Kombëtare, Zef Jubani, shkruan KultPlus.
Zef Jubani (Shkodër 1818 – 1 shkurt 1880) ka qenë nëpunës, ekonomist, folklorist, shkrimtar e ideolog i Rilindjes Kombëtare. Më 1862 bashkëpunoi në organizmin e lëvizjes antiosmane të Mirditës.
Ai është i njohur për botimin e një Koleksioni të Këngëve Folklorike Shqipe dhe Rapsodive në dialektin geg shqiptar. Jubani mbrojti krijimin e një alfabeti unik të gjuhës shqipe.
Në shkurt të 1868 i kushton një poezi Elena Gjikës, me titullin “Princesha prej fisit të Zotnive të Shqipnisë – Kangë lavdit për të nderueshmen Zojë e dijetare në shkrim Dora d’Istria”, ku autori nënshkruan Sepi Ndokë Illija-Jubani.
Përmend sesi princesha, me punë e art ishte përpjekur të ndriçonte Shqipërinë, duke ndihmuar shqiptarë e arbëreshë.
Nëna e tij ishte nga Malta, kështu që midis 1830 dhe 1838 ai studioi atje ndërsa jetonte me xhaxhain e tij.
Pas kthimit në Shkodër ai punoi që nga viti 1848 si sekretar në konsullin francez të qytetit dhe gjithashtu u bë asistent i zv/konsullit të Mbretërisë së Bashkuar në 1853.
Jubani kaloi një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij në Trieste, Venecia dhe Malin e Zi modern. / KultPlus.com