3 Tetor, 2023 - 9:15 am
Sot do të bëhet përurimi i Parkut më të Ri, “Shinzo Abe” në lagjen Arbëria në kryeqytet, nga kryetari Përparim Rama dhe Ambasadori i Japonisë, Ryuta Mizuuchi, shkruan KultPlus.
Komuna e Prishtinës përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se përurimi do të bëhet në ora 11:30.
“Ju njoftojmë se, sot, e martë, 03 Tetor 2023, ora 11:30, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me Ambasadorin e Japonisë, Ryuta Mizuuchi do të përurojnë Parkun më të ri në Kryeqytet “Shinzo Abe” në lagjen “Arbëria” (përballë Ambasadës së Austrisë).
Ju ftojmë të na bashkoheni.”/KultPlus.com