14 Maj, 2021 - 9:31 am
Ditën e djeshme ka vdekur figura e çmuar e kulturës kosovare, doajeni i muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci.
Për të nderuar figurën dhe punën e të ndjerit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin i Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojë sot një ceremoni komemorative.
Itinerari për ditën e sotme (14 maj 2021) është si në vijim:
11:00 – 11:15 | Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar;
11:30 – 14:00 | Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti;
Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Arbëri.
Ismet Bogujevci ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar “Shota” dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare. Ai ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime. “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura.
Ceremonia mortore do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në “Arbëri”, duke respektuar masat kundër COVID-19./ KultPlus.com