Sot, Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

20 Mars, 2021 - 11:01 am

Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Ideja e festimit të kësaj dite është njohja e domethënies së lumturisë dhe gëzimit në jetë në të gjithë botën. Larg të qenit vetëm një simbolikë, ideja e lumturisë matet nëpër vende nga Kombet e Bashkuara dhe botohet në formë të një raporti. Sipas raportit të vitit të kaluar, Helsinku ka dalë të jetë qyteti më i lumtur në botë.

Për të festuar, njerëz në të gjithë botën organizohen dhe u sjellin lumturi të tjerëve, shkruajnë mediat e huaja.

OKB-ja thotë se për të rritur lumturinë globale, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale dhe mjedisore.

Kjo ditë pranon se lumturia është një objektiv themelor i njeriut dhe u bëhet thirrje vendeve për të hartuar politika publike në mënyra që përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve. / KultPlus.com

Të ngjajshme