8 Qershor, 2020 - 9:05 am
Dita Ndërkombëtare e Oqeaneve zyrtarisht është 8 qershori. Kombet e Bashkuara kanë vendosur, se që prej vitit 2009, 8 qershori të jetë Dita Ndërkombëtare e Oqeaneve.
Dita Botërore e Oqeaneve është një rast për të nderuar oqeanet botërore, për të kremtuar produktet që ofron oqeani, për ta çmuar vlerën e brendshme të oqeanit. Oqeani ofron rrugët detare botërore të rëndësishme për tregtinë botërore. Ndotja e ujërave dhe shfrytëzimi i tepërt i peshqve ka rezultuar me rënien drastike të numrit të specieve në oqean.
Projekti i oqeanit, në bashkëpunim me Rrjetin Ndërkombëtar të Oqeaneve, janë duke punuar në ngritjen e vetëdijes njerëzore për rolin e oqeanit në jetën tonë, si dhe mënyrat të cilat njeriu mund të ndihmojë. Dita Ndërkombëtare e Oqeaneve ofron mundësi që të kyçemi drejtpërdrejtë në mbrojtjen e të ardhmes sonë, përmes iniciativave qytetare – pastrimi i plazheve, programet edukuese, gara, festivale, si dhe ngjarjet e aktivitetet e ndryshme, ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes se sa i rëndësishëm është oqeani për jetën tonë.
Motoja zyrtare e Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Oqeaneve është : “Oqeanet tona, Përgjegjësi e jona”. / KultPus.com